Vrasja e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë "pa fajtorë", lirohen policët e Peqinit. Masa ndaj vrasësit Sokol Mjacaj nuk ndryshon

Policët e burgut të Peqinit që ishin arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të muajit dhjetor 2023, ku në qelinë e këtij burgu u vra Arben Leshi nga Sokol Mjacaj, janë lënë të lirë.

Vendimi për t’i liruar është marrë nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm. Kujtojmë se në lidhje me ngjarjen e rëndë ishin ndaluar 12 zyrtarë, mes tyre drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe 3 shefa policie në këtë IEVP, të cilët akuzoheshin për shpërdorim detyre.

Vrasja e Arben Lleshit në qelinë e burgut të Peqinit:

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë

Ekzekutimi i të dënuarit përjetë, Arben Lleshi, në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin ka shokuar opinionin publik. Ngjarja e rëndë vjen pak ditë pasi jo pak herë erdhën sinjale nga ky burg për protesta dhe kërcënime me greva urie për shkak të kushteve jo të mira që kanë të burgosurit në atë vend të vuajtjes së dënimit.

Ekzekutimi është bërë në mënyrë mafioze, ndërsa ende mbetet mister mënyra se si është futur arma brenda atij burgu.

Vrasja dyshohet se është e mirëmenduar dhe e urdhëruar nga jashtë, për qëllime hakmarrjeje.

Lleshi u dënua me burgim të përjetshëm nga autoritet angleze për vrasjen e Agim Hoxhës në vitin 2012, trupi i të cilit u gjet i djegur brenda një automjeti.

Pas kësaj ngjarjeje, nisi saga e vrasjeve dhe eliminimeve në fisin Lleshi.

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë

Në vitin 2013 u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, xhaxhai i Arben Lleshit.

Më pas në vitin 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai tjetër i viktimës së sotme Arben Lleshi.

Ndërkohë në vitin 2017 u zhduk pa gjurmë Artan Lleshi, djali i Hajredinit, i cili nuk është gjendur sot e kësaj dite. Të njëjtin fat pati edhe Klevis Lleshi, i cili u zhduk në vitin 2020 dhe eshtrat e tij u gjetën në pronën e dajave të viktimës së shkaktuar nga Arben Lleshi në Angli, Agim Hoxha.

Me vrasjen e Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj bilanci i vrasjeve në familjen Lleshi arrin në 4 të vrarë dhe një tjetër person që është zhdukur pa gjurmë.

Vendimi i Apelit

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

NJOFTIM PER MEDIA

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë

Referuar raportimeve të mëparshme në media, lidhur me ngjarjen e datës 15 Dhjetor në IEVP Peqin, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të PërgjithshëmElbasan, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”,ndaj personit nën hetim shtetasit me inicialeS. M alias M,i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucion vuajtje dënimi”, të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, dhe 324/a/2 i K. Penal, si dhe vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”,ndaj personave nën hetim shtetasve me inicialeK. H,Q. M, N. Gj, A. D, I. B, F. M, F. P, V. Sh, G. M, K. H, E. Ç dhe I. D,të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 901, datë 19.12.2023, ka vendosur:

1.     Pranimin  e kërkesave.

2.     Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit S. M alias M, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucion vuajtje dënimi” të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, dhe 324/a/2 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit S. M alias M,të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

3.     Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit K. H, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit K. H, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

4.     Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit Q. M,  të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit Q. M, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

5.     Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit N. Gj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit N. Gj, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

6.     Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit A. D, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit A. D, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

7.     Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit I. B, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit I. B, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

8.     Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit F. M, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit F. M, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

9.     Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit F. P, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit F. P, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

10. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit V. Sh, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit V. Sh, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa d.) dhe neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke qëndruar në banesën e tij të ndodhur në Njësinë AdministrativeVaqarr, fshati Allgjatë, Tiranë.

11. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit G. M, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit G. M, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

12. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit K. H, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit K. H, të parashikuar nga neni 232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

13. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit E. Ç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit E. Ç të parashikuar nga neni 232pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

14. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit I. D, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, ndaj shtetasit I. D, të parashikuar nga neni232 pika 1, germa dh.) dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

-           Nga personi nën hetim me iniciale S.M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit,qëndrimin e tij nëambientet e paraburgimit;

-          Nga personi nën hetim me iniciale K.H, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit,vlerësimin e paligjshëm të urdhrit të ndalimit dhe moscaktim mase sigurimi, në alternativëndryshimin e vendimit caktimin si masë sigurimi më të butë atë të "Detyrimit për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

-          Nga personi nën hetimme inicialeQ.M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe moscaktim mase sigurimi, ne alternativë caktimin si masë sigurimi më të butë atë të “arrest në shtëpi” ose "Detyrimin për t'u paraqitur ne Policinë Gjyqësore”.

-          Nga personi nën hetim me iniciale N. Gj, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të urdhrit të ndalimit dhe moscaktim mase sigurimi, në alternativëndryshimin e vendimit caktimin si masë sigurimi më të butë atë të "Detyrimit për tu paraqitur nëPolicinëGjyqësore”.

-          Nga personi nën hetimme inicialeA.D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit,zëvendësimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë"Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

-          Nga personi nën hetimme inicialeI.B, i cili kërkoi prishjen e vendimit, për caktimin e masës së sigurimit, caktimin e një mase sigurimi më të butëatë të "Detyrimit për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

-          Nga personi nën hetimme iniciale F.M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi me të butë.

-          Nga personi nën hetimme inicialeF.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, konstatimin e paligjshëm të ndalimit dhe caktimin si masë sigurimi atë të "Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.

-          Nga personi nën hetimme iniciale V. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit,caktimin e masës së sigurimit nga “arrest në shtëpi” në atë "Detyrim për tu paraqitur nëPolicinëGjyqësore”.

-          Nga personi nën hetimme iniciale G.M, i cili kërkoi kundërshtimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi me të butë.

-          Nga personi nën hetim me iniciale K.H, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të urdhrit të ndalimit dhe shfuqizimin e masës së sigurimit “arrest në burg”.

-          Nga personi nën hetimme inicialeE.Ç, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe moscaktim mase sigurimi, në alternativë caktimin si masë sigurimi më të butë atë të “arrest në shtëpi” ose "Detyrimin për tu paraqitur ne Policinë Gjyqësore”.

-          Nga personi nën hetimme iniciale I.D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe moscaktim mase sigurimi, në alternativë caktimin si masë sigurimi më të butë atë të “arrest në shtëpi” ose "Detyrimin për t'u paraqitur nëPolicinëGjyqësore”.

Gjatë gjykimit në Apel, prokurorja e Apelit znj. Arta Marku, kërkoi:

- Mospranimin e ankimittëpersonitnënhetim me iniciale S.M.

- Ndryshimin e vendimitdhecaktimin e masëssësigurimit personal "Detyrimin për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” të personave nën hetim V. Sh, A.D, F.M, N.Gj.

- Ndryshimin e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal "arrest në shtëpi” të personave nën hetim K.H, Q. M, I.B, E.P, G.M, K.H, E.Ç, I.D.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 25.01.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Arta Duka, vendosi:

-Mospranimin e ankimit te paraqitur nga shtetasi nen hetim S. M kunder vendimit Nr. 901 date 19.12.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan.

- Miratimin e vendimit Nr. 901 date 19.12.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, per sa i perket shtetasve te tjere nen hetim me keto ndryshime per sa i perket masave te sigurimit te caktuara ndaj tyre:

-Caktimin e masës së sigurimit personal "Detyrimin për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetasve nën hetim K.H, N.Gj,A.D,  F.M, V.Sh .

-Caktimin e masës së sigurimit personal "arrest në shtëpi” ndaj shtetasve nën hetim  Q. M, I.B, F.P, G. M, K.H, E.Ç, I.D.

Tiranë, më 25.01.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM