Flet emigranti në Angli: Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë duhet të kenë të drejtë të votojnë në zgjedhje
Në “Epiqendër” nga Sonila Musai në Ora News Ervin Mulaj , emigrant në Angli foli për mundësitë e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të vendit. Në fjalën e tij ai u shpreh se:
Mulaj: “Kjo ha shumë diskutim. Do një konsensus të gjërë politik , shoqëror, civil nga të gjitha anët. Unë mendoj që nuk është aq e komplikuar çështja e adresave sa e bëjnë.
Ka vërtet shumë shqiptarë që jetojnë ilegalë që nuk janë të rregullt me dokumetnta në Angli por që janë lehtësisht të verifikueshëm.
Ai që është i interesuar për të votuar e identifikon lehtësisht veten dhe opsioni më i mirë sipas mendimit tim është lista e hapur dhe lënia e një numri të caktuar deputetësh jo më pak se 15 deputet dhe numërimi i këtyre votave të bëhet në ambientet e KQZ dhe posta e votës ka dy mënyra me postë ose votë e kriptuar, elektronike.
Këto janë dy opsionet më të mira.
