Çështja “Beleri”/ Pyeten kancelarët e gjykatës e prokurorisë së Vlorës, ja çfarë deklaruan
Në gjykatën e Posaçme në procesin në ngarkim të Fredi Belerit janë pyetur Kancelari i prokurorisë së Vlorës Përparim Hoxha dhe kancelarja e gjykatës së Vlorës Frida Gani.
Hoxha: Në nuk kam akses as tek protokolli as tek regjistrat e çështjeve. Këtë funksion e kryen kryesekretarja e cila herë pas here ndihmohet edhe nga persona të tjerë, për shkak të volumit të punës. Nuk ka në prokurorin e Vlorës, një punonjës specifik për protokollin. Si Kancelar nuk kam përpiluar asnjë shkresë apo dokument për SPAK dhe GJKKO, për çështjen Beleri. Prokurorët e gatshëm për aktohen nga drejtuesi i prokurorisë, çdo muaj. Në rast të zgjedhjeve ka më shumë prokuror të gatshëm, për shkak të ngjarjeve.
Frida Gani kancelarja e gjykatës së Vlorës: Kancelari nuk merret me regjistrat ose protokollet me këto merret kryesekretaria. Dosjet sekrete nga prokuroria vijnë të mbyllura me zarf, shënohet në regjistër dhe më pas i dërgohet zarf i pahapur gjyqtarit që është i gatshëm. Për veprime të ngutshme nuk e di nëse administrata ka dalë jashtë orarit zyrtarë 08:00-16:00.
