Sherri mes grave dhe konflikti me komshiun polic që e çoi në dënim për plagosje, historia që shtyu oficerin drejt vetëvrasjes

Detaje të reja janë zbuluar për arsyen që mund ta ketë çuar oficerin e policisë së Durrësit drejt vetëvrasjes pasditen e kësaj të enjteje.

Si pasojë e një konflikti me komshiu, që përfundoi me plagosje, kanë bërë që viktimës t’i kërkohet largimi nga detyra.

Sherri ka nisur mes grave të fqinjëve dhe më pas ka vijuar mes burrave dhe fqinji i tij ka qenë polic më parë.

Pas sherrit në vitin 2022 e kanë denoncuar dhe kanë nisur hetimet që çuan në gjykimin e tij.

Pjeçi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.

Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.