Ish-kryetari i KQZ-së, Kume: Ja cila është rruga që duhet ndjekur që dhe emigrantët të votojnë
Në “Epiqendër” nga Sonila Musai në Ora News Kristaq Kume , Ish Kryetar i KQZ foli për një mekanizëm se si mund të shkohet drejt votimit nga jashtë territorit të vendit.
Kume tha se Kuvendi i Shqipërisë as nuk ka për tu mbledhur sepse thonë kush është bashkëkryetari jo të jesh ti por të jem unë, pra e kanë shumë të vështirë që të arrijnë deri këtu.
Ndërkohë të gjitha partitë politike janë shprehur se janë dakord për votën e emigrantëve për votimin jashtë territorit asnjë nuk thotë jo nuk e dua por bashkë nuk bëhen.
Por ka një rrugë tjetër për tu bërë bashkë , që të angazhohen në të gjithë këtë gjë KQZ dhe jo Celibashi vetëm , sepse Celibashi mund ti përgadisë draftet e akteve nënligjore të cilat do të bëjnë të zbatueshëm kërkesat e dy neneve të kodit zgjedhor për votën e jashtë territorit të vendit por rregullatori që merr vendimet dhe rregullatori është politik dhe partitë tu thonë atyre të rregullatorit.
