Shtyhet seanca për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

Shtyhet seanca për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin. 

Vetëm pak javë pasi ishte rikonfirmuar për herë të dytë si kryebashkiak i Kukësit, në zgjedhjet e 14 majti 2023, Safet Gjici u përfshi në një skandal seksual në zyrën e punës, ku kryente marrëshënie seksuale me Alma Kaçin.

Në kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim, ndryshe nga pretendimet e Gjicit, thuhet se është provuar fakti se zyrtari pranon ndihmën e kërkuar nga Alma Kaçi për ta paraqitur projektin e saj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Sipas SPAK, e cila mbylli hetimet më 25 nëntor 2023, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

Prej 24 qershorit 2023, kur dhe u arrestua, Safet Gjici ndodhet në paraburgim ndërsa Alma Kaçi po gjykohet në masë sigurie 'arrest shtëpie'.