Rado për votën e emigrantëve: Institucioni i një shteti nuk respekton vendimin e gjykatës së vet shtetit që është
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2024, 19:58
Në “Epiqendër” nga Sonila Musai në Ora News, Klodian Rado, Drjtues i Grupit për Projektligjin e votimit nga jashtë territorit të vendit tha se çështja e votës së diasporës ka rëndësi qoftë për popullin shqiptar qoftë edhe për politikën shqiptare.
''Klasa Politike Shqiptare nuk ka bërë atë që duhet të bënte pasi Gjykata Kushtetuese i’u dha 365 ditë të cilat skaduan më datën 12 janar dhe që nga ky moment sa i përket këtij detyrimi kushtetues ne jemi në antikushtuetshmëri.
Institucioni i një shteti nuk rrespekton vendimin e gjykatës së vet shtetit që është dhe kur këtë e bën institucioni më i lartë që ka republika që është kuvendi atëherë që sigurisht është shembulli më i keq i mundshëm që mund të japësh'', u shpreh Rado.
