Aksident në aksin Cërrik-Belsh, kamioni përplas 61-vjeçaren. Shoferi shoqërohet në polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2024, 16:25
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Belsh. Një kamion ka akidentuar një 61 vjeçare që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor "Cërrik-Belsh", kamioni që drejtohej nga shtetasi A. Ç., 48 vjeç, banues në Peqin, ka aksidentuar lehtë shtetasen D. T., 61 vjeçe (këmbësore), e cila po merr asistencë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
