Vota e emigrantëve/ Bakalli: Gjykata kushtetuese u shpreh, nuk ka mekanizëm për të zbatuar vendimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2024, 20:05
Në “Epiqendër” nga Sonila Musai në Ora News Nador Bakalli , anëtar Kryesie nga Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë “ foli për votën e emigranëve. Në fjalën e tij ai tha :
Bakalli: “Rugët janë ato që njihen , ju jeni dëshmitarë që Diaspora për Shqipërinë e lirë është palë fituese në Gjykatën Kushtetuese dhe sot ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për mundësinë e votës së diasporës që erdhi në favorin tonë.
Diaspora për Shqipërinë e lirë është munduar që nëpërmjet negociatave nëpërmjet tyezave të bashkëbisedimit të bindin eksponentët kryesorë të politikës që ky është një proçes i domosdoshëm , i ligjshmëm , i pashmangshëm për diasporën Shqiptare”.
