Maliqi i “gëzohet” fitores me Hajdarin: Rama ta shkarkojë menjëherë, të mbahen zgjedhje për 45 ditë!
Përmes një reagimi në Facebook, Lefter Maliqi shkruan se pas dënimit të kryebashkiakut Kreshniku Hajdari, Rama duhet ta shkakrkojë këtë të fundit.
Ai shton se Kreshnik Hajdari do merret i pandehur edhe për 6 kallëzime të tjera; për korrupsion, abuzime me detyrën, falsifikim.
Maliqi: Dënohet me 1 vit burg nga Gjykata e Posaçme e Krimit të Organizuar, e konvertuar me 150 orë pune të detyruar, duke e shpallur fajtor Hajdarin, ‘pengun’ e ish fatorinos Salillari. Kryeministri duhet ta shkarkojë në bazë të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe Kuçova të kalojë për 45 ditë në zgjedhje të parakohëshme. Hajdari do merret i pandehur edhe për 6 kallëzime të tjera; për korrupsion, abuzime me detyrën, falsifikim etj. Celibashi duhet të marrë vendim menjëherë për shkarkimin e tij, pas këtij dënimi, pasi u urdhërua edhe nga “KAS” dhe të njoftojë Presidentin e Republikës për shpalljen e datës së zgjedhjeve.
Hajdari i cili iku me vrap pas dënimit, pasi ju shmang kamerave dhe mediave, sepse siç dihet është i paaftë dhe të jap dorëheqjen vet pa pritur t’a shkarkojnë institucionet. Beteja ligjore vazhdon, s’ka kthim pas deri në rikthimin e Bashkisë Kuçovë te grabitur më “14 Maj”, tek qytetarët. Kuçova nuk meriton Kryetar të dënuar dhe abuzues me detyrën! Kuçova duhet të kthehet në “Kantier Ndërtimi”!
