Maliqi flet nga SPAK: Kreshnik Hajdari është më keq se Safet Gjici i Kukësit. Roli i Salillarit në tenderin 4 miliardësh
Ish-kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore për bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi u paraqit këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë dëshminë e tij lidhur me denoncimin në SPAK në të kryebashkiakut Kreshnik Hajdari.
“Janë rreth 4 miliardë lekë të cilat janë marrë në Bashkinë e Kuçovës jashtë çdo afati, nga 1 vit e gjysëm që ka qenë projekti i ujit të Sinecit. Kanë kaluar 3 vjet, të gjitha lekët janë marrë në një zonë të mbrojtur, pa leje mjedisi, me një projekt të bërë jo nga bashkia por në një studio private, me shkelje të mëdha ligjore.
Është një tender korruptim ku është i akuzuar drejtëpërdrejtë kryebashkiaku Hajdari, firma projektuese, firma “Salillari” dhe të gjithë si grup i strukturuar kriminal në një ujësjellës 4 miliardë lekësh, të cilët në Lumas janë bërë 6 projekte, ndërsa ky është një tender i mirëfilltë korruptim, dhe unë jap dorëheqjen nga politika nëse këto prova nuk janë të sakta.
Janë të gjitha dhe unë kam një bindje se Hajdari që është më keq se Gjici i Kukësit, të vejë para drejtësisë. Se ashtu të marrë dhe avokatin e tij Sollaku se ai s’di të lidhë dy fjalë dhe ka frikë edhe nga gazetarët”, theksoi Lefter Maliqi.

