Kulluri: “Komplimente” Foltores për miratimin pa debat të të gjitha ligjeve

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri reagoi sot në mbyllje të seancës plenare të Kuvendit, që u bllokua sërish nga deputetë të opozitës.

“Komplimente Foltores dhe grupit të Bardhit për miratimin pa debat të të gjitha ligjeve të mazhorancës socialiste në seancë plenare të Kuvendit”, shkroi Kulluri në rrjetet sociale. “Revolucioni vazhdon, Rilindja përparon”, u shpreh ai.

Deputetë të opozitës nuk lejuan as sot vijimin normal të seancës plenare duke bërë që kryeparlamentarja Nikolla të hedhë për votim rendin e ditës dhe të mbyllë seancën.