Erisa Xhixho, Kryetare e Klubit Parlamentar për të rinjtë në Kuvend, reagon Meta: Do jetë zëri i duhur për ta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2024, 11:33
Zgjedhja e deputetes Erisa Xhixho si Kryetare e Klubit Parlamentar për të rinjtë në Kuvend është përshëndetur edhe nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Zgjedhja e deputetes Erisa Xhixho si Kryetare e Klubit Parlamentar për të rinjtë në Kuvend është një lajm shumë pozitiv dhe premtues për të advokuar më fort në Kuvend dhe kudo në mbrojtje të interesave të të rinjve dhe përmirësimin e legjislacionit dhe zbatimin e tij.
Jam i bindur se me vizionin, pozitivitetin dhe natyrën gjithëpërfshirëse që e dallon deputetja Erisa Xhixho do dijë të ndërtojë një agjendë të suksesshme duke i dhënë forcën e duhur zërit të të rinjve dhe mbrojtur interesat e tyre”, shprehet Meta.

