Berisha publikon videon 25 minuta: Dosja e Klubit Partizani, një piramidë mashtrimi

Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, publikoi në rrjetet sociale videon që tregon me fakte, sipas tij, se si procesi për të ashtuquajturën dosja e Klubit Partizani është thjesht një piramidë mashtrimi.

Sipas Berishës aty tregohen me detaje të gjitha shkeljet e SPAK për këtë dosje, duke faktuar se procesi është politik.

“Arrestimi politik i liderit të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha. Dosja e Klubit Partizani, një piramidë mashtrimi. Me lutjen time, shpërndajeni sa më shumë!” shkruan Berisha.