Braimllari: Reforma në Drejtësi u devijua rrugës, në shërbim të interesave të Edi Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2024, 21:58
Nënkryetari i PL-së, Endrit Braimllari i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Reforma në Drejtësi u devijua rrugës në shërbim të interesave të Edi Ramës.
Braimllari: Ish-Lëvizja Socialistë për Integrim, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për miratimin e reformës në Drejtësi.
Reforma në Drejtësi rrugës u devijua në shërbim të interesave të Edi Ramës.
Brenda SPAK ka prokurorë të ndershëm, sikundër ka prokurorë që janë pjesë e mekanizmave të politikës.
