''Besoj tek SPAK dhe tek drejtësia e re'', Shabani: Gjyqi ndaj Berishës, gjyq penal dhe jo politik

Kreu i ‘’Nismës Thurje’’, Endri Shabani i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se beson tek SPAK dhe tek drejtësia e re dhe se gjyqi për Berishën është një gjyq penal jo politik.

Shabani: Unë besoj tek SPAK dhe tek drejtësia e re. Berisha, Rama, Meta, Basha duhet të përballen me drejtësinë.

Mendoj se Shqipëria nuk do ishte këtu nëse këta nuk do kishin vjedhur për 30 vjet.

Këtu ka një gjyq penal, jo gjyq politik.

Unë besoj se SPAK ka cuar përpara cështje të cilat ishin varrosur.