Pse amerikanët po e votojnë sërish Trumpin? Tare: Ka disa çështje, si ekonomia dhe emigracioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2024, 21:17
Studiuesi, Auron Tare në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News foli për primaret në SHBA dhe rikthimin e Donald Trump në garën për president. Tare u shpreh se ka disa cështje në Amerikë që po e bëjnë që Trump të votohet sërish në SHBA.
Tare: Amerika ka ndryshuar. Trump është në të gjitha mediat kryesore për problemet e tij gjyqësore.
Të gjithë rivalët e Trump kanë paguar shuma të mëdha për fushatë televizive, ndërkohë Trump nuk e ka filluar akoma fushatën televizive.
Një nga cështjet është emigrimi i paligjshëm, ku administrate Biden në opinionin publik amerikan është e paaftë për të ndaluar.
Ekonomia në krahasim me kohën kur ishte Trumpi ka një rënie.
Dhe cështja më me rëndësi janë cështjet e LGBT, cështjet e abortit.
