Lefter Maliqi: Nesër në orën 10:00, kallëzimi i radhës në SPAK për kryetarin e bashkisë Kuçovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2024, 20:40
Ish deputeti Lefter Maliqi ka njoftuar se nesër në orën 10:00 do bëjë kallëzim në SPAK kundër kryetetarit të bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdarit.
Postimi i Lefter Maliqit:
Të dashur miq, nesër ora 10:00 kallëzimi i radhës në “SPAK”.
Beteja ligjore kundra të pandehurit Hajdari ‘pengu’ dhe bashkëpunëtori i ish fatorinos Salillari, për kthimin e Bashkisë Kuçovë të grabitur më “14 Maj”, tek qytetarët vazhdon.
Abuzuesit me taksat tuaja me tendera korruptivë, do të vihen para drejtësisë.
S’ka kthim pas!
Kuçova meriton ndryshim dhe zhvillim të shpejtë!
