Peleshi: Një tjetër kontingjent bëhet pjesë e forcave Komando
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2024, 12:54
Një tjetër kontingjent bëhet pjesë e forcave Komando.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot se, “një tjetër kontingjent i mirëtrajnuar dhe i mirëpërgatitur i shtohet strukturës më elitë të Forcave tona të Armatosura”.
Peleshi u shpreh, “krenarë për të gjithë djemtë trima që u bënë pjesë e forcave Komando”.
“Aftësitë e treguara gjatë këtij kursi janë dëshmi e përkushtimit ndaj vendit dhe sigurisë kombëtare”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.