Balla: Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe goditja e armëmbajtjes pa leje rrit sigurinë publike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2024, 11:49
Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe goditja e armëmbajtjes pa leje rrit sigurinë publike, u shpreh sot ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Balla përgëzoi Policinë e Shtetit në Rrëshen për rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse, si dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit.
“Gjatë natës janë zhvilluar edhe dy operacione kundër trafikimit të armëve dhe për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion të personave të mitur”, theksoi Balla.
Ministri nënvizoi se, “duhet çdo ditë reagim edhe më i fortë ndaj këtyre veprimtarive kriminale”.