Avokati i Berishës: Shtyrja e vendimit, shkelje e rëndë nga Apeli. Prokurorët si në bar-kafe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2024, 12:18
Avokati i Sali Berishës Genc Gjokutaj ka folur sot për mediat, në lidhje me shtyrjen e vendimit mbi ankimimin për masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për ish kryeministrin.
Ai u shpreh se qendrimi i gjykatës është variabël, ndërsa shtoi se mungesa e gjykatës i bën prokurorët të vijnë si në bar-kafe.
Gjokutaj: Prokurorët mbajtën një qëndrim, folëm 2 orë e gjysmë ata kontestuan për 5 minuta. Dje thanë nuk paraqitet. Qendrim variabël. Vendimi shkelje e rëndë çka përbën përgjegjësi të madhe për gjykatësen.
Do presim vendimin nesër në orën 09:00..
Mungesa e gjykatës i bën prokurorët të vijnë si në bar-kafe.
Nuk ka barazi palësh në gjykim.

