Përfundon seanca me dëshmitarët në GJKKO për Gërdecin, Mediu vlerëson procesin

Pasi ndoqi nga afër seancën gjyqësore në GJKKO për dosjen “Gërdeci”, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu vlerësoi si pozitive zhvillimet pasi siç tha ai doli në pah roli i ministrit dhe i ushtarakëve në fabrikën e demontimit në Gërdec.

Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.