Konferenca e kryetarëve vendos se kur do të mbahet seancat e ardhshme parlamentare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2024, 12:35
Është mbledhur ditën e sotme Konferenca e Kryetarëve në drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5 Shkurt-23 Shkurt 2024.
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat: 8 Shkurt 2024, 15 Shkurt 2024 dhe 22 Shkurt 2024.