“Zbardhet” Shqipëria nga bora, vendi “nxihet” nga emergjencat në zona të ndryshme. Qarqet e Veriut më problematiket

Fushë-Arrëzi ka shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të problematikave të shkaktuara nga stuhia e dëborës në territorin e bashkisë verilindore.

Vendimin e bëri të ditur kryebashkiaku Hil Curri i cili thotë se Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës.

Rrugët thuajse janë të gjitha të bllokuara dhe mungon energjia elektrike.

Stuhi të forta dëbore përfshinë veriun dhe verilindjen prej mbrëmjes së të premtes.

Këto pamje vijnë nga zonat malore të Kukësit, ku janë shfaqur problematikat e para me lëvizjen dhe mungesën e energjisë elektrike.

Vështirësi të ngjashme edhe territorin e Bashkisë së Tropojës, ku trashësia e dëborës arin deri në 30 cm

Edhe zonat turistike në Alpe janë bllokuar.

Akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth janë të pakalueshme.

Këshillohet të shmanget sa më shumë qarkullimi në këtë aks përveç rasteve të emergjencës, sepse pamja është e vështirë nga furtunat e erës, si dhe ka rrezik për shkarje të borës në rrugë apo ortekë.

Reshjet e dëborës rikthyen problematikën e bllokimit në Rrugën e Arbrit !

By pasi i Murrizit kalohet me vështirësi, ndaj këshillohen drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimri dhe me zinxhirë.

Këto pamje tregojnë Peshkopinë nën pushtetin e dëborës

Sipas  ARRSH në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në trashësi 40-50cm

Në Rrugën e Kombit problem lëvizja e makinave në segmentin Orosh-Kalimash

Era e fortë dhe stuhitë në Lezhë po vështirësojnë qarkullimin e makinave

Reshje dëbore ka edhe zonat malore të Elbasanit dhe në Juglindje

ARRSH thotë se rrugët nacionale kombëtare kryesore janë të hapura, ndërsa mjete borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes punojnë për të hapur akset problematike

Pjesa tjetër e vendit ndërkohë është nën ndikiomin e reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulta

Këto pamje tregojnë prurjet në lumin Lana!

Ministria e Mbrojtjes, duke iu referuar parashikimeve tha se Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.