PAMJET - Borë dhe gurë në rrugë/ ARRSH: Ja situata në akset e vendit! Shoferët të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë
Përkeqësimi i motit këtë fundjavë ka vënë në lëvizje institucionet për të parandaluar problemet në akset kryesore të rrugëve të vendit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar teksa njofton situatën i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Njoftimi i ARRSH-së
Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punës duke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim.
Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intesitet dhe erë si në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë
Në mëngjes edhe në Qafë-Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borë-pastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje.
Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa problem
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.


