“Trafikim të të miturve” dhe “po*nografi”, Gjykata lë në burg mjekun Dervish Hasi

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit në burg për mjekun Dervish Hasi, i arrestuar nga policia për shkak të abuzimit seksual me një të mitur.

Ndaj Hasit tashmë rëndojnë akuzat e "Trafikimit të të miturve" dhe "Pornografisë".

Kujtojmë se kirurgu në spitalin "Shfqet Ndroqi" në Tiranë. Dervish Hasi, u arrestua sdy ditë më parë pasi shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare, për një periudhë 2-vjeçare.

Hasi kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit. 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video me përmbajtje për të rritur.