FOTO-LAJMI/ Përmbyset kamioni në urën e Milotit, shkak era e fortë

Situata me motin e keq ka përfshirë gjithë vendin ditën e sotme. Në qarkun e Lezhës, kalimi nga Lezha në Milot dhe nga Miloti në Morinë është përkeqësuar.

Ndërkohë në Urën e Milotit për shkak të erës së fortë, një kamion është përmbysur. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia. Me sa bëhet me dije nuk flitet për persona të lënduar.

Sakaq, policia rrugore dhe ARRSH kanë bërë thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve në mbarë vendin të reduktojnë lëvizjet me mjete, në vetëm ato të domosdoshmet, si dhe bëhet thirrje për përdorim të gomave dimërore dhe të zinxhirëve. /faxnews

FOTO-LAJMI/ Përmbyset kamioni në urën e Milotit, shkak era e