Bora e dendur/"Rrugorja" e Tiranë: Nuk do lejohet kalimi në Rrugën e Arbërit pa goma dimërore
Komisariati i Policisë Tiranë ka njoftuar se reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar vështirësi në kalimin e Rrugës së Arbërit.
Ajo bën të ditur se është rritur prezenca e shërbimeve policore në atë zonë dhe u bën apel drejtuesve të mjeteve të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe pa zinxhir si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Njoftimi i Policisë Tiranë
Për shkak të reshjeve të dëborës, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka rritur prezencën e shërbimeve policore në Rrugën e Arbërit, për t’ju ardhur në ndihmë dhe këshilluar, drejtuesit e mjeteve.
Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, në Rrugën e Arbërit, nuk do të lejohen të kalojnë automjetet pa goma dimërore dhe pa zinxhir.
Njëkohësisht, borëpastrueset po punojnë për mirëmbatjen e rrugës, për të bërë të mundur rritjen e sigurisë në rrugë dhe pastrimin e rrugës nga dëbora.
Shërbimet e DVP Tiranë janë në gadishmëri të plotë për të ndihmuar çdo përdorues rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, në këtë zonë, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

