Bora "ngrin" Ballkanin dhe Evropën/ Reshjet intensive “paralizojnë” rajonin dhe disa vende të BE

Reshjet e dëborës kanë përfshirë thuajse të gjithë rajonin e Ballkanit këtë fundjavë! Në Kosovë, Maqedoni e veriut e Serbi, raportohen problematika. E njëjta situate edhe në disa vende të europës, ku dëbora ka paralizuar transportet

Reshjet e dëborës kanë përfshirë Ballkanin. Pavarësisht ndërhyrjeve me borëpastruese, në rrethinat e Prishtinës, kryesisht në zonat malore, akset rrugore u bllokuan, ndërsa në qytet nuk pati probleme serioze.

Reshjet e dëborës dhe erërat e forta kanë ndërprere energjinë elektrike në rajonin e Pejës dhe Gjakovës, duke sjell probleme për banorët përball temperaturave të ulëta.

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius.

Më problematike situata e krijuar në Maqedoninë e Veriut.

Në Serbi, disa qytete të tjera janë goditur nga stuhi dhe breshëri, ku për pasojë rrugët e Beogradit janë mbuluar nga uji.

Edhe në Kroaci dendësia e dëborës ka shkaktuar problem në qarkullimin e mjeteve sidomos në pjesën veriperëndimore të vendit.

Probleme ka pasur edhe në transportin detar. Autoritetet kanë paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë dhe stilin e drejtimit.

Në disa zona është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dhe zinxhirëve dimëror.