EMRAT+FOTOT/ Thellohet bilanci i aksidentit te kthesa e Rinasit, ndërron jetë dhe pasagjeri 42-vjeçar nga Kosova

Një aksident i rëndë u shënua pak ditë më parë në rrugën e Rinasit ku për pasojë gjeti vdekjen 32-vjeçari Gëzim Rizani nga Lipjani.
I riu humbi jetën në aksidentin tragjik teksa udhëtonte me një mjet tip “Skoda” kur u përplas me një kamion dhe një mjet tip “Benz” te Kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës.
Ka dyshime se shkak për aksidentin tragjik ku humbi jetën 32-vjeçari është bërë një parakalim i gabuar prej tij.

Ai udhëtonte bashkë me 3 pasagjerë, që mbetën të plagosur nga aksidenti tragjik.
Por një tjetër lajm i trishtë është bërë me dije mëngjesin e sotëm në lidhje me këtë aksident.
Pas vdekjes së 32-vjeçarit, mësohet se ka humbur jetën sot në spital edhe Dardan Hoxhaj, i cili udhëtonte me të.

42-vjeçari ishte njëri prej të plagosurve rëndë nga ky aksident i cili për fat të keq nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra.
“Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datë 20.01.2024 në moshen 42 vjeqar vdiqën djali axhës,Dardan (Sadik )Hoxhaj pas aksidentit që bëri me 15.01.2024 në Shqiperi. Për shkaqe të procedurave të mjeksis ligjore në Shqiperi, varrimi do të bëhet me datën 21.01.2024 me drek në Vlashnje”, thuhet në njoftimin mortor.

