Zbardhet edhe Dibra/ Bllokohen nga bora makinat te Ura e Vashës në “Rrugën e Arbrit”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2024, 10:36
Vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëborë në zonat malore si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta.
Rreth 10 makina janë bllokuar për shkak të mospërdorimit të zinxhirëve në Planin e Bardhës, segment i rrugës Ura e Vashës-Qafa e Buallit, në rrugën e Arbrit.
Pritet ndërhyrja e borëpastrueseve për të bërë të mundur hapjen e qarkullimit.
Baypasi i Murrizit kalohet me vështirësi, ndaj këshillohen drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimri dhe me zinxhirë. Rruga Peshkopi - Tiranë është e kalueshme pasi mjetet borëpastruese kanë kaluar dhe e kanë hapur.
Reshjet dëbore me intensitet ka pasur në Bulqizë dhe Peshkopi, dhe trashësia arrin deri në 10 cm. Në zonat malore trashësia është më e madhe, varion nga 15-20 cm.


