Makina përplaset me mjetet e mirëmbajtjes së rrugës, plagoset rëndë pasagjeri në Rrugën e Arbrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2024, 13:37
Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në Rrugën e Arbrit, duke lënë pas një person të plagosur rëndë.
Aksidenti ndodhi kur një automjet është përplasur me mjetet e mirëmbajtjes së rrugës. Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë pasagjeri i mjetit të vogël.
Ai po dërgohet me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë me një autoambulancë.
