Reshje intensive shiu gjatë gjithë ditës, Peleshi: Në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate

Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, se gjatë ditës së sotme parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Ninistri i Mbrojtjes, Niko Peleshi theksoi mbrëmjen e djeshme nëpërmjet rrjeteve sociale se, Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.

“Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje”, nënvizoi Peleshi teksa theksoi se strukturat janë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate.

Reshje intensive shiu gjatë gjithë ditës, Peleshi: Në