Përkeqësimi i motit, Qarku i Kukësit zgjohet me probleme në rrugët nacionale, gjysma e qytetit pa energji elektrike

Përkeqësimi i motit këtë të shtunë, ka shkaktuar një sërë problematikash në qarkun e Kukësit, banorët e të cilit janë zgjuar nën pushtetin e borës.

Nga ulja e menjëhershme e temperaturave gjatë natës shoqëruar me erëra të forta dhe borë të dendur ka krijuar prezencë të akullit dhe borës në rrugët rurale por edhe nacionale, të gjitha segmentet nacionale rrugore në Kukës kanë vështirësi lëvizjeje, prandaj lipset përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirët.

Situata paraqitet problematike, pasi erërat e forta po grumbullojnë borën në shumë segmente rrugësh përpos rënies së vazhdueshme të borës.

Nga stuhia e borës shumë banorë janë pa energji elektrike si shkak i dëmtimit të linjave, mungesë të energjisë elektrike gjatë natës kanë hasur edhe gjysma e lagjeve të qytetit si 4,5,6, Ram, Has, Zabel e Lagjia e Re të qytetit të Kukësit.