Inxhinieri elektrik: Mos blini produkte elektrike të dorës së fundit, ka shumë mashtrime online

I ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj, Azmer Duleviç, inxhinier elektrik u shpreh se ka shumë tregtarë që kanë produkte të dorës së fundit dhe që nuk përdoren fare në Evropë, sepse nuk kanë siguri.

Duleviç: Ka shumë tregtarë që kanë produkte të dorës së fundit dhe që nuk përdoren fare në Evropë, sepse nuk kanë siguri. Suedia ka bllokuar një model kërkuesish të prodhuar në Vietnam. Ne e blejmë telefonin 1500 euro dhe blen karikues 5 mijë lekë të vjetra dhe normalisht ky ka të meta teknike prandaj është aq lirë.

Kemi pasur raste që janë djegur banesa nga karikues. Raste të tilla ka edhe me ngrohëset të cilat nuk plotësojnë kushte teknike. Ajo që rekomandoj është se kur blejnë një pajisje, duhet që fillimisht në pajisjet elektrike t’i blejnë në dyqane fizike, se ku i gjen ata. Online janë me qindra blerje nga qytetarët. Se shiten edhe ca drita LED për dushe, në faqe anonime. Shumë qytetarë mashtrohen.