Aksident në Lushnjë, makina bie në kanal, dyshohet për të plagosur

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident në fshatin Zhym, në Krutje të Lushnjes. Nga raportimet e para mësohet se një makinë ka rënë në kanal. 

Automjeti që drejtohej nga Elnis Allkanjari ka dalë nga rruga, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur shoferi. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga mjeti. I plagosuri është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë.

Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 20:20, në fshatin Zhymë, shtetasi E. A., duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E.A., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.