DALIN FOTOT/ Këto janë vëllezërit e pikasur nga policia, “mjeshtrat” nga Shkodra të minave me telekomandë
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 19 Janar 2024, 10:09
Dalin detaje të reja nga arrestimet në Tiranë të realizuar nga uniformat blu. Këto dy persona që shihni në foto janë vëllezërit Jesar dhe Jaser Shabaj, të cilët u kapën me mina të telekomanduara dhe me eksploziv C4.
Burime bëjnë me dije se dy të rinjtë nuk kanë precedentë të mëparshëm kriminal.
Megjithatë, policia ka dyshime se ata janë lidhje e një grupi kriminal në Shkodër për interes të të cilëve kryenin këtë veprimtari kriminale.
Vëllezërit i montonin vetë minat dhe bashkonin eksplozivet me celularët. Në Tiranë ata zotëronin tri banesa, dy në zonën e “Don Bosko”-s dhe një në Liqenin e thate.
Në të tre banesat kishin materiale për kijimin e minave, të cilat janë gjetur nga policia.


