''Rruga e Shpresës''/ Protestuesit i ''ndryshojnë'' emrin rrugicës ku banon ish-kryeministri Sali Berisha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2024, 18:33
Sonte është dita e 17 e tubimit qytetar në mbështetje të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Çdo natë, qindra e mijëra qytetarë bashkohen në rrugën poshtë banesës së Berishes dhe thonë fjalën e tyre në mbështetje të Berishës .
Rruga është emëruar ‘si rruga e Shpresës’ në fjalimet e ish kryeminsitrit Sali Berisha dhe sonte qytetarët e tubuar kanë ‘ndryshuar’ edhe emërtimin e kësaj rruge.

