Pasi mbylli telefonin në seancë, Basha humbet durimin, i ''hakërrehet" gazetarit në oborrin e Kuvendit
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se edhe seanca e sotme vazhdoi teatrin ndërsa i kërkoi Presidentit të Republikës, të kthejë mbrapsht ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore.
“Fatkeqësisht edhe dita e sotme provoi që interesat e qeverisë nuk është llogaridhënia por vazhdimi i teatrit me skenar dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës.
Sot, kam një thirrje për Presidentin e Republikës; të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimore, të zhbëhet ndryshimi i rregullores dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”, tha Basha.
Kujtojme qe gjate seances se tensionuar te dites se sotme, Basha u filmua tekse fliste ne telefon.
Tensionet e krijuara në sallën e Parlamentit duket se kanë vijuar edhe pasi deputetët kanë dalë jashtë me mbylljen e sesionit parlamentar nga Lindita Nikolla.
Ndërkaq deputeti demokrat Flamur Noka, i cili mban një pajisje zhurmuese ndërsa pak metra më tutje kreu i PD-së Lulzim Basha po fliste për gazetarët.
Pajisjet zhurmuese u përdorën edhe gjatë mbajtjes së seancës, e cila u ndërpre pas tensioneve që nuk u ndalën as në sesionin e parë të vitit 2024.

