Ambasadori i BE-së, Gonzato: Forcat politike të punojnë së bashku për integrimin e vendit në BE

“Falë procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit, Shqipëria ka tani një pasqyrë të qartë të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

Ashtu si i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë funksonimin efektiv të parlamentit dhe një bashkëpunim të mirë midis të gjitha institucioneve.

Të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke reflektuar vullnetin e fortë të qytetarëve shqiptarë për t’u anëtarësuar në BE.” Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në X.