VIDEO/ “Sherret e vjetra” shkaktojnë “kaos” edhe në sesionin e ri. As Presidenti e as ambasadorët s’e shuajnë konfliktin në Kuvend
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka nisur këtë të hënë në orën 17:00 sesionin e ri parlamentar, pikërisht ashtu siç u mbyll.
Opozita siç dhe kishte paralajmëruar ka vijuar mosbindjen në seancë dhe nuk do të lejojë zhvillimin normal të saj.
Mes fishkëllimave dhe bylbylave kryeparlamentarja Lindita Nikolla çeli punimet e Kuvendit.
Gjatë ditës së sotme pritet që të mbajë një fjalë para deputetëve edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në rast se do të kishte seancë normale, e per shkak te kaosit, fjala e tij u anulua.
Po ashtu të pranishëm ishin dhe ambasadorë të ndryshëm të BE-ë dhe Britanisë.
Ndërkaq Nikolla vijoi seancën me miratimin e dekreteve te Presidentit të Republikës për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj, si dhe u miratua emri i Plarent Ndreces si deputet i Kuvendit, ne vend te te arratisurit Arben Ahmetaj.

