Ambasadorët e Britanisë dhe Gjermanisë mbërrijnë në Kuvend pak minuta para nisjes së seancës

Ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë kanë mbërritur në Kuvend pak minuta para nisjes së seancës plenare që çel sesionin e ri parlamentar në orën 17:00.

Siç shihet edhe nga pamjet, ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe ai gjerman Karl Bergner kanë mbërritur në Kuvend.

Gjithashtu edhe ambasadorë të vendeve të tjera do të jenë të pranishëm në seancën që pritet të nisë me fjalën e presidentit, Bajram Begaj.