“Begaj të mos përdoret” Bardhi: Mos u bëj fasadë e PS-së, ji mbi palët, aksioni unë do të vazhdojë!
Presidenti Bajram Begaj pritet t’i drejtohet sot parlamenti në nisje të legjislaturës. Mësohet se ai do të jetë prezent në seancë, ku pas hapjes së punimeve nga kryetarja e Kuvendit do të mbajë edhe fjalën.
Lajmi për këtë zhvillim ka sjellë edhe reagimin e kryetarit të grupit parlamentar të PD gazmend Bardhi. Sipas tij ky veprim vjen në kohën kur opozita është në betejë me mazhorancën, për të drejtat e mohuara.
Por Bardhi shton se presidenti Begaj ka qenë gjithmonë i mirëpritur në Kuvend, por se grupi demokrat nuk ka marrë njoftim, pasi lajmin e ka mësuar në medie.
“Kjo betejë do të vijojë edhe në seancën e sotme e deri në plotësimin e kërkesave tona kushtetuese: thuhet në deklaratë ku Bardhi shton se Presidenti i Republikës duhet të kontribuojë në funksionimin normal të Parlamentit, duke ndërmarrë akte që nuk rrënojnë parlamentarizimin dhe lejojnë opozitën të përmbush rolin e saj kushtetues në një shoqëri demokratike, ku veçojmë të drejtën për kontroll parlamentar.”
Ndaj ai shton se Begaj ka të gjitha mundësitë kushtetuese për të garantuar respektimin e Kushtetutës dhe i bën thirrje që të mos keqpërdoret nga mazhoranca si fasadë për një normalitet të rremë në Kuvendin e Shqipërisë.
