VIDEO/ Kuvendi në kaos, Lulzim Basha flet në telefon
Edhe pse në seancë kanë marrë pjesë ambasadorët e vendeve të huaja, kjo s’ka penguar deputetët e opozitës të bllokojnë foltoren dhe punimet normale.
“Nxirre garden jashte”- ka deklaruar Gazment bardhi ne perplasje me Lindita Nikollen.
Nderkohe qe kryetarja Kuvendit i ka kerkuar disa here deputeteve qe te ulen dhe garda do largohet.
“Uluni ju te paret dhe garda do largohet”, tha Nikolla.
Në këtë seancë ka marrë pjesë dhe Lulzim Basha dhe përkrahësit, e tij të cilët kanë qëndruar ulur në vendet e tyre, ndërkohë që pjesa tjetër është përfshirë në protestë.
Basha nderkohe qe koleget e tij demokrate pengonin seancen, Basha fliste ne telefon.
Ndryshe nga seancat me flakadanë, këtë seancë demokratët kanë aktivuar disa zhurmues, të cilët kanë penguar punimin normal të Kuvendit.
“Turp për ju, po e shohin qytetarët. Ju nuk dëshironi që Presidenti i Republikës i drejtohet vendit me një fjalë”, tha Nikolla.
