32 vite FRESSH/ Ja pamjet e ralla me figurat e PS-së

Sot mbushen 32 vite nga krijimi i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë. Përmes një videoje në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm, Taulant Balla kujtoi këtë ngjarje të rëndësishme për PS-në.

“32 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit ’90, të cilët me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, mori rrugë krijimi i organizatës më madhe politike rinore në Shqipëri: Forumi i Rinor Eurosocialist i Shqipërisë”, shkruan Balla.

Në video shënohen momente të rëndësishme të rrugëtimit të FRESSH, si dhe figurat më të rëndësishme të PS-së në vite.