Kryetari i KQZ-së, Celibashi letër partive: Vota e Diasporës kërkon kohë, të zbatohen rregullat për financimet online

Në zgjedhjet e vitit 2025 kqz rrezikon të përfshihet në krizë sa i përket ndarjes së mandateve.

Gjykata kushtetuese ka shfuqizuar herësin, duke e lënë dhjetorin si afat për ndryshimin e ligjit.

Në kushtet kur parlamenti ende nuk ka zbatuar detyrimin, Ilirian Celibashi përmes një shkrese thekson se krijohen boshllëqe për ndarjen e deputetëve fitues.

Kohë, sipas tij nuk ka më as për emigrantët dhe votimin elektronik

Afati i vendosur nga gjykata kushtetuese për herësin, apo për të ashtuquajturin rregullimin e listave të hapura në votime ka përfunduar në dhjetor.

Pavarësisht kësaj Kuvendi ende nuk ka ndërmarrë hapa për diskutimin e ligjit elektoral.

Duke parë se vendi është 18 muaj larg zgjedhjeve parlamentare kryekomisioneri Ilirian Celibashi përmes një shkrese i ka kujtuar deputetëve detyrat e lëna në mes.

Rregullimi i herësit, vota e diasporës si dhe zbatimi i ligjit për financimet gjatë fushatave janë disa nga porositë që ai kërkon të plotësohen sa më shpejt për të lënë kohën e duhur për zbatimin në terren.

Në letër theksohet se tejkalimi i afateve të lëna nga kushtetuesja krijon boshllëqe në rregullin për shpërndarjen e mandateve në parlament.

Realizimi i votimit të emigrantëve aty ku jetojnë e punojnë kërkon kohë për tu përgatitur, ndaj celibashi apelon deputetët që të nxitojnë

Edhe ideja e votimit dhe numërimit elektronik, është propozuar të realizohet në 2025, por për këtë celibashi vë afat shkurtin për ndryshime, më pasi sigurimi i paisjeve bëhet i vëzhtirë

Ndaj duke parë se muajt ikin dhe kuvendi mbete në debate dhe protesta, Celibashi thekson domosdoshmërinë e konkretizimit të ndryshimeve

Dokumenta bashkëngjitur