Kërkohen zanatçinj, Manastirliu: Të rinjtë të zgjedhin arsimin profesional
Mungesa e punonjësve në profesione të ndryshme ka bërë që ministrja Ogerta Manastirliu të vijoi me apelin për të zgjedhur arsimin profesional. Në mat në takimin me nxënës të klasave të nënta dhe gjimnazistë ajo u shpreh se në këtë mënyrë krijohet punë e sigurt dhe të ardhura të larta.
Në vijim të fushatës “Zgjidh Zanatin”, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu është ndalur në Burrel.
Në mjediset e reja të shkollës “28 Nëntori” me nxënës te klasave te 9 dhe viteve te para gjimnaz te shkollave te Matit ajo u shprehe se arsimit profesional është një mundësi e mirë për një punë të sigurt dhe të mirëpaguar.
Sipas Manastirliut janë 400 nxënës që kanë zgjedhur këtë orientim.
Si në shqipëri ashtu dhe në vendet e bashkimit evropian tashmë është ngritur alarmi për mungesën e profesionistëve, qoftë në degët tradicionale, apo dhe në ato që janë zhvilluar me internetin dhe inteligjencën artificiale.
