Masakra e Reçakut, Rama: Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2024, 14:59
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 25 vjetorin e masakrës së Reçakut ku 45 shqiptarë u vranë nga forcat serbe.
Kreu i qeverisë shprehet krimi shtetëror i luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, tronditi mbarë botën.
Rama shkruan se masakra e Reçakut do të qëndrojë përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet.
“25 vite nga Masakra e Reçakut???? Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet????”, shkruan kryeministri.
