Demokratët mblidhen sërish tek “Rruga e Lirisë'', presin që Berisha të dalë në dritare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2024, 18:24
Dhjetëra mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur edhe ditën e sotme poshtë pallatit të tij në rrugën Mustafa Matohiti.
Ata kundërshtojnë masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO për Berishën, ndërsa më herët janë shprehur se këto mbledhje janë në solidarizim me ish-kreun e qeverisë.
Berisha, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi prej disa ditësh ka mundur të komunikojë me mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.
