Edhe Ndoka flet për Bashkim: Unifikim i partive opozitare, ndoshta shkojnë edhe përtej partive

I ftuar në Ora News, kreu i demokristianëve shqiptarë, Nard Ndoka u shpreh se hapi i radhës është unifikimi i partive opozitare

Ai shtoi se ka skema interesante që priten edhe nga publike, me një elitë drejtuese për ta organizuar opozitën në një format që nuk e kemi parë në këto 30 vite.

Ndoka: Hapi i radhës është unifikimi i partive opozitare. Besoj se është momenti i duhur. Ndoshta edhe një organizimi përtej partive politike, sepse ka skema interesante që priten edhe nga publike, me një elitë drejtuese për ta organizuar opozitën në një format që nuk e kemi parë në këto 30 vite. Ka biseda dhe shkëmbim idesh në këtë kuadër. Jemi edhe pak javë larg vendimmarrjes së përbashkët për të ecur para.

Ekzistojnë mundësitë në çdo parti edhe në bazë të statutit që zërat ndryshe të kenë rëndësinë e vet. Fraksionet ndoshta i vështirësojnë marrëdhëniet politike dhe krijon  një skemë jo kompakte, prandaj koalicion i amortizon këto probleme. Edhe fraksioni është një normë demokratike. Kemi një model si CDU-ja gjermane që ka pasur bashkim mes dy partive.